SHBA ndalon importin e produkteve të Xinjiang, për shkeljen e të drejtave të njeriut në Kinë

Nga Exit News
SHBA ndalon importin e produkteve të Xinjiang, për shkeljen e të drejtave të njeriut në Kinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA vendosën të mërkurën ndalimin e importit të të gjitha produkteve të prodhuara në territorin autonom Xinjiang, në Kinë, për shkak të punës së detyruar dhe gjenocidit ndaj Ujgurëve dhe pakicave të tjera në rajon.

Në Xinjiang prodhohen produktet e kompanive të mëdha botërore si  Nike dhe Coca-Cola, të cilat  kanë lobuar kundër Aktit të Parandalimit të Punës me Forcë të Ujgurve, sipas Bethany Allen-Ebrahimian të Axios.

Administrata e Biden në javët e fundit ka rritur sanksionet kundër qeverisë së Kinës dhe kompanive të vendosura në listën e zezë të dyshuar të lidhura me ushtrinë kineze ose të implikuara në gjenocid.

Qeveria amerikane po vepron në mënyrë agresive për të siguruar që bizneset amerikane, shumë prej të cilave prodhojnë ose përdorin Kinën për shpërndarjen e produkteve në botë, të mos kthehen në bashkëpunëtorë në gjenocidin ndaj ujgurëve dhe pakicave të tjera myslimane.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>