Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar 29,000,012 raste në total që nga fillimi i pandemisë.
Sipas të dhënave të Universitetit të Johns Hopkins në SHBA 525,046 kanë humbur jetën.
Rasti i parë me Covid-19 në SHBA u shënua në 21 janar 2020, sipas të dhënave të Hopkins.
Më 27 Prill SHBA-ja regjistroi 1 milionë raste,ndërsa në gusht 5 milionë raste.
Më 31 dhjetor 2020 vendi arrin 20 milionë raste.
Rreth 20 vende në botë kanë shënuar më shumë se 1 milion raste me Covid-19.
India dhe Brazili kanë shënuar mbi 11 milionë raste, duke u ndjekur më pas nga Rusia dhe Britania me mbi 4 milionë raste.
Franca, Spanja dhe Italia kanë mbi 3 milionë raste të përgjithshme.