Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar paralajmëroi të enjten udhëheqësin serb të Bosnjës, Millorad Dodik, se kërcënimet e tij për t’u shkëputur nga Bosnja mund të çojnë në izolimin ekonomik të serbëve.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë shkroi në Tëitter se Escobar e paralajmëroi Dodikun se “kërcënimet për shkëputje dhe ndalim të reformave” do të rezultojnë në “asgjë tjetër përveç izolimit dhe dëshpërimit ekonomik”.
Në një konferencë për media të enjten, Dodik tha se shkëputja është diçka që “do të ndodhë”, sepse Bosnja nuk po funksionon. Megjithatë, “ne nuk kemi asnjë plan”, shtoi ai.
Dodik, prej kohësh, ka bërë thirrje për shkëputjen e Republika Sërpskës – rajon i banuar me shumicë serbe në Bosnje – ndërsa ka thënë se serbët e Bosnjës do të tërhiqen nga ushtria e përbashkët e vendit.
Escobar, gjatë bisedës me Dodikun, konfirmoi vendimin e Uashingtonit ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnje dhe Hercegovinës, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane në Sarajevë.
Dy entitetet udhëhiqen nga qeveria qendrore. Dodik është anëtari serb i Presidencës trepalëshe, e cila përbehet edhe nga një president mysliman dhe një kroat.