SHBA sulmojnë me dron anëtarët e ISIS-K në Afganistan

Nga Exit News
SHBA sulmojnë me dron anëtarët e ISIS-K në Afganistan

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sulmuan me dron anëtarët e Shtetit Islamik në Afganistan të shtunën, me orën lokale në përgjigje të sulmit në aeroportin e Kabulit, njoftoi Pentagoni.

“Forcat ushtarake kryen një operacion SOT kundër grupit ISIS-K”, u shpreh kapiteni Bill Urban, zëdhënës i Komandës Qendrore të SHBA.

“Sulmi ajror ndodhi në provincën Nangahar të Afganistanit,” tha kapiteni Urban.

“Indikacionet fillestare janë se ne e kemi vrarë objektivin. Ne nuk kemi të informacione për viktima civile”, shtoi ai.

Presidenti Biden të enjten tha se ai e kishte udhëzuar Pentagonin të zhvillonte planet për të “goditur” asetet, udhëheqjen dhe objektet e ISIS-K  në përgjigje të shpërthimit në aeroportin e Kabulit, i cili vrau deri në 170 njerëz, dhe 13 marina.

“Ata që kryen këtë sulm, si dhe kushdo që dëshiron të dëmtojë Amerikën, duhet të dijë se: Ne nuk do të falim, nuk do të harrojmë, ne do t’ju sulmojmë dhe do t’ju bëjmë të paguani,” tha Biden, të enjten pas sulmit në një konferencë për shtyp.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>