Qeveria amerikanë do të shpërndajë 500 milionë doza të vaksinës Pfizer në 92 vende të botës, duke nisur që prej gushtit, raportoi Axios.
“200 milionë doza do të shpërndahen në fund të vitit dhe 300 milionë doza të tjera do të shpërndahen në fillim të 2022”, shkruan njoftimi I Shtëpisë së Bardhë.
SHBA do t’ia dhurojnë këto doza vendeve me të ardhura të mesme dhe të varfra, përmes nismës Covax.