Presidenti Trump i ka dërguar Kombeve të Bashkuara njoftimin për largim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, më 6 korrik 2020, raporton CNBC. Njoftimi është hapi i parë i procesit për largimin e plotë të SHBA-ve nga OBSH-ja.
Largimi i SHBA-ve nga organizata botërore ka ngjallur shumë debate brenda kongresit amerikan.
Më 30 maj, Presidenti Donald Trump vendosi ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve dhe financimeve për Organizatën Botërore të Shëndetit.
Trump e akuzoi OBSH-në për shpërhapjen e koronavirusit, pasi nuk ka qenë e aftë të bëjë reforma dhe marrë masat e nevojshme në kohë. Ai kritikoi OBSH-në se nuk e detyroi Kinën të jetë më transparente për koronavirusin:
‘Mungesa e transparencës nga Kina për virusi lejoi që sëmundja të përhapet në të gjithë botën, duke nxitur një pandemi globale që ka kushtuar më shumë se 100,000 jetë amerikane.’