
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhuruan Forcave të Armatosura të mërkurën 29 mjete të reja.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada e SHBA-ve shkruan se dhurimi është vendimtar për shkak se në verë të këtij viti do të nisë stërvitja e “Defender 21”, e cila do të jetë më e madhja në Europën Juglindore.
“Jemi këtu për të festuar dorëzimin e 29 Automjeteve Ushtarake të Lëvizshmërisë së Lartë, ose “Humvee”, për Forcat e Armatosura Shqiptare. Këto automjete të reja do të përmirësojnë menjëherë aftësitë e forcave tokësore shqiptare në një moment kritik… Ky dhurim është gjithashtu vendimtar, sepse jemi në përgatitjet e fundit për një ngjarje historike – Stërvitja “Defender 21”.
Ambasadorja Yuri Kim u shpreh se këto automjete do të marrin pjesë në këtë ngjarje premierë trajnimi.