SHBA-të i dhurojnë 29 mjete të reja Forcave të Armatosura

Nga Exit News
SHBA-të i dhurojnë 29 mjete të reja Forcave të Armatosura

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhuruan Forcave të Armatosura të mërkurën 29 mjete të reja.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada e SHBA-ve shkruan se dhurimi është vendimtar për shkak se në verë të këtij viti do të nisë stërvitja e “Defender 21”, e cila do të jetë më e madhja në Europën Juglindore.

Jemi këtu për të festuar dorëzimin e 29 Automjeteve Ushtarake të Lëvizshmërisë së Lartë, ose “Humvee”, për Forcat e Armatosura Shqiptare. Këto automjete të reja do të përmirësojnë menjëherë aftësitë e forcave tokësore shqiptare në një moment kritik… Ky dhurim është gjithashtu vendimtar, sepse jemi në përgatitjet e fundit për një ngjarje historike – Stërvitja “Defender 21”.

Ambasadorja Yuri Kim u shpreh se këto automjete do të marrin pjesë në këtë ngjarje premierë trajnimi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>