Presidenti i SHBA-ve Joe Biden i bëri thirrje Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të mërkurën të ulë menjëherë tensionet në konfliktin e Gazës “në rrugën” drejt një armëpushimi, tha Shtëpia e Bardhë, sipas Reuters. Kjo është thirrja e katërt brenda një jave mes dy udhëheqësve.
Bidenit ju kërkua nga demokratë të marrë një rol më aktiv dhe publik në ndërmjetësimin e një armëpushimi midis Izraelit, aleatit më të afërt të vendit në Lindjen e Mesme dhe grupit militant Hamas.
Palestina njoftoi se 223 njerëz u vranë në 10 ditë bombardime ajrore, ndërsa autoritetet izraelite kanë 12 të vdekur.
Në përgjigje të thirrjes së Bidenit, zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassem tha se ata që kërkojnë të rivendosnin qetësinë duhet të “detyrojnë Izraelin t’i japë fund agresionit të tij në Jeruzalem dhe bombardimeve të tij në Gaza”.
Qassem i tha Reuters se “nëse puhstuesi ndalon agresionin e tij kundër popullit të Jeruzalemit dhe i jep fund bombardimeve në Gaza, mund të ketë vend për të folur në lidhje me rivendosjen e qetësisë”.