SHBA-të konfiskojnë $90 000 fitim nga shitja e videove të protestave në kongres

Nga Exit News
SHBA-të konfiskojnë $90 000 fitim nga shitja e videove të protestave në kongres

Autoritetet amerikane kanë konfiskuar afërsisht 90,000 dollarë nga një burrë në Utah, i cili shiti pamjet e një gruaje që u qëllua fatalisht gjatë sulmit në 6 janar në ndërtesën e Kongresit në SHBA nga mbështetësit e ish-Presidentit Donald Trump, sipas regjistrimeve të gjykatës.

Prokurorët gjithashtu kanë ngritur akuza penale kundër, John Earle Sullivan, i vetë-përshkruar si një aktivist politik, i cili akuzohet për hyrjen në ndërtesën e Kongresit dhe pjesëmarrjen në trazirë, sipas regjistrimeve të enjten.

Sullivan tani përballet me tetë akuza penale, përfshirë akuzat për armëmbajtje.

Prokurorët kanë akuzuar më shumë se 440 persona në lidhje me sulmin në të cilin mbështetësit e Trump sulmuan Kongresin pasi fjalimit të tij për vjedhje të zgjedhjeve përmes mashtrimit. Turma thyen dritaret, u përplasën me policinë dhe hynë në sallën e ligjvënësave. Pesë persona vdiqën.

Shumë pjesëmarrës, përfshirë Sullivan, postuan veprimet e tyre në mediat sociale.

Sipas regjistrimeve të gjykatës, Sullivan e portretizoi veten si një gazetar i pavarur i cili po raportonte për kaosin, por në të vërtetë inkurajoi pjesëmarrësit e tjerë të “digjnin” ndërtesën dhe të përfshiheshin në dhunë.

Sullivan regjistro video të përplasjes midis protestuesve dhe policisë. Ai i shiti ato pamje në disa media për 90,000 dollarë.

Marrë nga Reuters/Përkthyer nga Exit News

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>