Administrata amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA)ka autorizuar përdorimin e terapisë me antitrupa të prodhuara nga kompania Regeneron, një trajtim eksperimental me të cilin u shërua presidenti amerikan Donald Trump.
FDA tha se trajtimi me antitrupat casirivimab dhe imdevimab do të administrohet bashkë për trajtimin e pacientëve me simptoma të lehta dhe të moderuara në personat e rritur dhe tek fëmijët me mbi moshën 12 vjeç.
Testimet tregojnë se trajtimi ndalon pëkeqësimin e sëmundjes. Këtu përfshihen edhe personat mbi 65 vjeç me sëmundje shoqëruese.
Autoriteti tha se trajtimi nuk mund të përdoret për pacientët e shtruar në spital si shkak I kovidit ose që kanë nevojë për oksigjeno terapi. Deri më tani nuk ka asnjë tregues që trajtimi ka efekt tek pacientët me simptoma të rënda.