
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA po marrin masa shtrënguese kundër përhapjes së mutacionit Delta në vend.
Autoritetet shëndetësore vendosën ndalimin e udhëtimit drejt vendeve Spanjë, Portugali, Qipro dhe Kirgizi, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me kmutacionin Delta.
Në qershor, Qendrat amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve hoqën paralajmërimet për udhëtime në më shumë se 110 shtete dhe territore, mirëpo teksa rastet e të infektuarve rriten, paralajmërimet janë rikthyer.
Departamenti amerikan për Çështje të Veteranëve i kërkoi punëtorëve të saj shëndetësorë të marrin vaksinat kundër koronavirusit.