Ambasada e SHBA-ve në Tiranë uroi 28 punonjësit e rinj të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët kaluan verifikimin e sigurisë, për përfundimin e trajnimit. Në një postim në Facebook, Ambasada shkruan se:
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin SPAK-un dhe ata që i përgjigjen thirrjes së detyrës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në emër të popullit shqiptar. Presim së shpejti një thirrje tjetër për hetues të BKH-së, për të forcuar më tej këtë institucion të ri”.
Më 1 prill, BKH njoftoi se 28 kandidatë kaluan kushtet e sigurisë. “Verifikimi i kushteve të sigurisë u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit të Pavarur të Rishikimit, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri”, njoftoi te enjten BKH.
Në ditët në vijim do të hapet dhe procesi i rekrutimit për 32 pozicionet “Hetues”, të pa plotësuara. Njoftimi për hapjen e procesit të rekrutimit do të bëhet në faqen zyrtare të BKH-së.