Shtetet e Bashkuara kane vendosur sanksione ndaj dy udhëheqësve të Kubës të premten, në përgjigje të sulmit ndaj protestuesve nga qeveria kubaneze, dhe Presidenti Joe Biden u premtoi udhëheqësve kubano-amerikanë se do të vkishte edhe më shumë sanksione.
Departamenti i Thesarit i SHBA-ve u shpreh se sanksionet ishin një reagim ndaj “veprimeve për të shtypur protestat paqësore, pro-demokratike në Kubë që filluan më 11 korrik”.
Synimet e sanksioneve janë dy drejtues të forcave policore kubane, si dhe forca policore kombëtare e ministrisë së brendshme të Kubës, thanë SHBA-të
Biden i ka kërkuar nga Departamentit të Thesarit dhe të Shtetit të raportojnë brenda një muaji se si mund të lejohen dërgesat e parave nga amerikanët në Kubanë pa përfitime të qeverisë kubane.
Përveç kësaj, Biden ka hartuar një plan që të përpiqet të sigurojë komunikime telefonike për kubanët dhe të rrisë stafin e ambasadës amerikane në Kubë.
Protestat shpërthyen këtë muaj në mes të krizës më të keqe ekonomike të Kubës që nga rënia e Bashkimit Sovjetik dhe një rritje rekord të infeksioneve të koronavirusit. Mijëra kubanez dolën në rrugë, të zemëruar për mungesën e ushqimeve bazë, shtypjen e lirive civile dhe trajtimin e pandemisë nga autoritetet.
Presidenti Kuban Miguel Diaz-Canel ka fajësuar Shtetet e Bashkuara për protestat, të cilat vitet e fundit kanë forcuar embargon e saj tregtare dhjetëra vjeçare në ishull. Ai ka thënë se shumë protestues ishin të sinqertë, por të manipuluar nga fushatat e orkestruara nga SHBA në mediat sociale.
Javën e kaluar, Thesari i SHBA njoftoi sanksione ndaj ministrit të mbrojtjes të Kubës dhe një njësie të forcave speciale të ministrisë së brendshme për akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut npas shtypjes së protestave, ku u arrestuan qindra aktivistë.