SHBA-të vendosin sanksione të reja ndaj zyrtarëve kubanez

Nga Exit News
SHBA-të vendosin sanksione të reja ndaj zyrtarëve kubanez

Shtetet e Bashkuara të Amerikës të premten vendosën sanksione ndaj dy zyrtarëve kubanë dhe një njësie ushtarake kubane për dhunën ndaj protestuesve paqësore në korrik.

Protestat ishin demonstratat më të mëdha kundër qeverisë komuniste në dekada pasi vendi po përballet me një nga krizat e tij më të rënda ekonomike.

SHBA-të sanksionuan Romarico Vidal Sotomayor Garcia dhe Pedro Orlando Martinez Fernandez nga Ministria e Brendshme kubane dhe Tropas de Prevención (TDP), një njësi nga Ministria kubane e Forcave të Armatosura Revolucionare.

Dy personat u zbuluan se kishin vepruar në emër të Ministrisë së Brendshme kubane, e cila konsiderohet të ketë qenë përgjegjëse për abuzime serioze të të drejtave të njeriut.

SHBA-të kanë sanksionuar edhe më parë zyrtarë të Kubës për dhunën ndaj protestuesve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>