SHBA urdhëron mbylljen e konsullatës kineze në Hjuston

Nga Exit News
SHBA urdhëron mbylljen e konsullatës kineze në Hjuston

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë urdhëruar Kinën të mbyllë konsullatën e saj në Hjuston “në mënyrë për të mbrojtur pronësinë intelektuale të Kinës dhe informacionin privat të amerikanëve”, deklaroi zëdhënësei i departamentit të Shtetit Morgan Ortagus të mërkurën sipas Washington Times.

Kina e kundërshtoi urdhërin, duke e quajtur atë “një përkeqësim të paprecedentë” në luftën midis dy ekonomive më të mëdha të botës, që deri më tani janë në garë në tregti, teknologji, lirinë e shprehjes dhe të besimit, koronavirusin dhe garën për zbulimin e vaksinës.

“SHBA-të kanë më shumë staf diplomatik dhe punonjës në Kinë. Ndaj nëse SHBA-të janë të vendosura të ndjekin këtë rrugë të gabuar, ne do t’i përgjigjemi në të njëjtën mënyrë”, tha për gazetarët Wang Webin, zëdhënësi i ministrit të Jashtëm.

Departamenti i Shtetit nuk dha sqarim të plotë mbi shkeljet e kryera nga Kina, por Ortagus sugjeroi se Kina ka shkelur Konventën e Vjenës, e cila i kërkon diplomatëve të “respektojnë ligjet dhe rregullat e vendit pritës” dhe “kanë detyrën të mos ndërhyjnë në çështjet e brendshme të shtetit”.

“SHBA-të nuk do të toelrojnë shkelje të këtyre rregullave dhe të sovranitetit dhe intimidimin e qytetarëve tanë, sikur nuk kemi toleruar praktikat e padrejta të tregtisë së Kinës, vjedhjen e punëve amerikane dhe sjellje të tjera të papranueshem”, tha zëdhënësja e DASH.

Ende nuk dihet se çfarë do të nddh me ambasadat dhe konsullatat amerikane në Kinë. Analistët presin që qeveria kineze të mbyllë disa prej tyre.

Departamenti i Shtetiti lajmëroi se konsullata në Vuhan është e mbyllur që prej fillimit të pandemisë, ndërsa konsullatat e tjera dhe ambasada në Pekin po punojnë me staf të reduktuar prej muajsh.

Pas urdhërit të qeverisë amerikane për tu mbyllur, televizioni amerikan NBC shfaqi pamje të personelit të Ambasadës kineze duke djegur materiale në oborrin e ambasadës pas orës 20:00.

Policia dhe zjarrfikësit shkuan në godinë pas u lajmëruan nga banorët e shqetësuar, por ata nuk hynë në godinë.

Dëshmitarë nga apartamentet aty pranë i thanë policiësë se kanë parë njerëz që po digjnin letra në koshat e mbeturinave.

Stafi i ambasadës është lajmëruar të largohet në orën 16:00 të premten.

Konsullat e Hjustonit ishte e parë konsullatë kineze e hapur jashtë Washingtonit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>