
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë uroi të hënën besimtarët mysliman për muajin e Ramazanit.
“Ne i shprehim urimet më të mira komunitetit Mysliman në Shqipëri për një Ramazan të bekuar dhe paqësor. Ndërsa fillon ky muaj i shenjtë, ne shpresojmë për përtëritje shpirtërore, dhembshuri dhe mirësi këtu dhe në të gjithë botën”, tha SHBA përmes një postimi në Twitter.