Vaksina kundër Covid-19 do të nisë të shpërndahet tek qytetarët amerikanë prej ditës së hënë.
Vaksina e Pfizer/BioNTech është autorizuar për përdorim emergjent, njoftojnë zyrtarët amerikanë.
Tre milionë dozat e para të vaksinës do të shpërndahen në të gjithë shtetet e SHBA-së gjatë fundjavës, deklaroi Gen Gustave Perna i cili mbikqyr këtë proces.
Vaksina ofron deri në 95% mbrojtje nga Covid-19 dhe është konsideruar e sigurtë nga Administrata për Ushqime dhe Ilaçe.
Ditën e shtunë Amerika regjistroi 3,309 humbje jete për shkak të koronavirusit.
Kjo shifër e publikuar nga Universiteti John Hopkins është rekord botëror i viktimave të regjistruara në një ditë derimë sot.