Shtetet e Bashkuara kanë dhënë vaksinat e para kundër Covid-19. Personi i parë që u vaksina ishte një punonjëse e kujdesit shëndetësor në New York, i cili është shteti më i prekur në SHBA nga Covid-19.
Sandra Lindsay, një infermiere në Qendrën Mjekësore Hebraike të Long Island, u bë shtetasja e parë amerikane që mori vaksinën jashtë një studimi klinik, raporton The Washington Post.
Pandemia në SHBA ka infektuar më shumë se 16 milion persona dhe ka vrarë afër 300,000 njerëz në të gjithë vendin.
Vaksinimet pritet të zhvillohen në të gjithë vendin, me spitalet që u japin përparësi punonjësve të vijës së parë të kujdesit shëndetësor.
Qendra Mjekësore Hebreje “Long Island” ishte në vijën e parë të luftës me Covid-19 këtë pranverë, me një kulm prej 3.500 njerëz të shtruar në spital. Më shumë se 100,000 pacientë me koronavirus janë trajtuar atje gjithsej aty, përcjell The Washington Post.