Shefja e Infektivit tregon rreziqet e Covid-19, i bënë thirrje të gjithëve të ruajnë veten

Nga Exit News
Shefja e Infektivit tregon rreziqet e Covid-19, i bënë thirrje të gjithëve të ruajnë veten

Najada Çomo i bëri thirrje  qytetarëve të tregojnë kujdes, sepse përhapja e Covid-19 nuk ulet me rritjen e temperaturës.

“Nuk ulet transmetueshmëria e virusit gjatë verës. Madje në temperatura të larta pacientën kanë më shumë vështirësi sesa në temperaurat që kishim gjatë 3 muajve të parë.

Një pacient i ftohur ka më shumë vështirësi në temperatura 40 gradë. Edhe miti që COVID-19 kalohet lehtë në këtë periudhë, nuk është i vërtetë”, tha doktoresha Çomo në një intervistë për Open, në Top Chanel, të hënën.

Ajo theksoi se “Covid-19 është një realitet në Shqipëri. Ishte një realitet dhe është një realitet”, duke i kujtuar të gjithëve se “hapja nuk do të thotë që ju të rrezikoni jetën e tjetrit”. Doktoresha sqaroi se virusi është i paparashikueshëm, duke treguar se:

 “Kjo është sëmundja më e tmerrshme që unë kam parë në historinë e punës time. Kjo sëmundje ka shumë të papritura. Mendon se ke vendosur në rregull çdo gjë dhe për një orë ndryshon gjithçka. Gjendja e të infektuarve ndryshon krejt papritur”.

Ajo, gjithashtu tregoi se momenti më i vështirë është “të njoftojë familjarët për pacientët që humbnin jetën. Unë i kam dhënë të gjitha njoftimet. Ishte shumë e vështirë. Shumë herë kam derdhur lotë me kolegët për humbjen e jetëve të këtyre personave”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>