Shefja e misionit OSBE/ODIHR, Urszula Gacek falenderoi Policinë e Shtetit për gadishmërinë gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.
Përmes një letre drejtuar drejtorit të policisë, Ardi Veliu, ajo shkruan se policia ja ka lehtësuar punën puënn vëzhguesve.
“Në lidhje me veprimtaritë e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it gjatë periudhës 17 mars – 6 maj 2021, dua të shpreh mirënjohjen tonë ndaj Policisë së Shtetit për përkrahjen e dhënë, çka i mundësoi Misionit tonë të operojë me lehtësi.”
Gjithashtu ajo e falenderoi policinë dhe për gadishmërinë për nevojat e misionit.