
Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genoveva Ruiz Calavera ka përshëndetur emërimin e Aida Hajnajt në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Në një postim në Twitter, Calavera shkruan se ky është një hap i rëndësishëm për zbatimin e Reformës në Drejtësi.
Aida Hajnaj u emërua në 30 korrik drejtuese e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Hajnaj mori votat e të gjithë anëtarëve të KLP-s. Ajo do të drejtojë BKN-në për një mandat 5 vjeçar.
Hajnaj ishte kandidatja e vetme e propozuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për kreun e BKH-së.
BKH është strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore, që heton veprat penale të zyrtarëve të lartë dhe rastet e krimit të organizuar, pranë SPAK-ut.