![Screen Shot at PM Shefja e Pneumologjisë në Sanatorium: Pacientët e shëruar nga COVID-19, mund të ketë komplikime](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/04/Screen-Shot-2020-04-29-at-12.45.09-PM.png)
Shefjae Shërbimit të Pneumologjisë, Silva Bala deklaroi se pasi pacienti shërohet nga COVID-19, ai mund të ketë komplikime në mushkëri ose organe të tjera. Sipas saj këto komplikacione mund vënë në rrezik jetën.
Në një intervistë për Abc News, zonja Bala u shpreh:
“Ajo çfarë mund t’i kërcënojë jetën pacientit është se në javët e para pasi pacienti negativizohet nga COVID-19, kjo pasojë mund ti shkojë për 4-5 javë dhe flitet për komplikacionin më të mundshëm të saj që është tromboembolia pulmonare apo tromboembolia e organeve të tjera.
Kjo është pasoja më e rëndësishme dhe që mund ti kërcënojë jetën edhe nëse kalon COVID-19, pacientit të sëmurë.”
Pacientët, të cilët rrezikojnë të këne pasoja nga COVID-19 do ti nënshtrohen terapisë me hollues gjaku. Zonja Bala pohoi se në varësi të komplikacionit do të varet dhe kohëzgjatja e kësaj terapie.
Për sa i përket ardhjes së virusit, zonja Bala deklaroi se nuk ka të dhëna se virusi ka qarkulluar që në janar.