Shefja e Pneumologjisë në Sanatorium: Pacientët në simptomën e parë t’i drejtohen mjekut

Nga Exit News
Shefja e Pneumologjisë në Sanatorium: Pacientët në simptomën e parë t’i drejtohen mjekut

Mjekja e njohur Silvana Bala i bënë apel qytetarëve që me simptomën e parë t’i drejtohen mejkut për të marrë mjekim.

“Puna në spitalin COVID 2 është e madhe. Simptomi i parëe që pacientët kanë temp, dhimbje gjoksi, vështirësi në frymëmarrje, probleme gastrointestinale duhet t’i drejtohen mjekut. Kështu mund të nisin menjëherë mjekimin”, tha ajo.

Doktoresha, u ndal edhe tek lajmi i keq i ndarjes nga jeta të mjekut Anibal Byberi, në moshën 53-vjeçare për shkak të koronavirusit.

“Anibali ka qenë një nga shokët e mi të afërt. Ka kryer specializimin në spitalin tonë dhe punonte si mjek familje në Tropojë. Ka ardhur dje pasdite vonë në spital. Sot kam marrë vesh për humbjen e tij. Kam një keqartdhje dhe i shpreh ngushëllime familjes. Anibali ishte pacient me një peshë shumë të madhe dhe normalisht tek pacientët që shoqërohen me sëmundje të tjera COVID-19 po erdhi me vonesë nuk përballohet”, tha ajo.

Doktoresha Bala deklaroi se po vendose maskën je mbi 70% i mbrojtur, ndërsa betejën me koronavirusin sipas saj e kanë më të vështirë të moshuarit. “Mbrojeni veten sepse duke mbrojtur veten mbroni dhe të tjerët. unë shikoj se çfarë bëhet me këtë sëmundje tek prindërit tanë. Nuk ka shumë të rinj, 10 ose më pak, janë nga 25 deri në 40 vjeç. Ke mosha të kaluara që luftojnë me jetën për ta fituar atë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>