“Ne nuk mund të vazhdojmë të kërkojmë një të ardhme të mirë dhe perëndimore duke mos ndëshkuar politikanët që vjedhin, kriminalizohen dhe abuzojnë pushtetin”, ka shkruar në një postim në facebook Agron Shehaj.
Ai shprehu keqardhjen për shembjen e Teatrit, dhe tha se:
“Ne nuk ruajtëm dot një pjesë të historisë sonë, një pjesë që i rezistoi nazizmit, komunizmit, trazirave sociale dhe tërmetit”.
“Ndjej neveri për ata që i dolën në krah Edi Ramës në këtë akt talibanesk ndaj kulturës dhe dinjitetit njerezor.
Edi Rama sot rrëzoi edhe atë pak liri, demokraci dhe shtet të së drejtës që kishte mbetur. As dinjiteti, as liria, as demokracia, as drejtësia nuk do të rivendosen deri në ditën kur Edi Rama të ketë dalë para drejtësisë”, shkruan në fund Zoti Shehaj.