Shehaj: Falë Ramës, vendi më i varfër në Europë ka çmimin më të lartë të naftës

Nga Exit News
Shehaj: Falë Ramës, vendi më i varfër në Europë ka çmimin më të lartë të naftës

Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj akuzoi të mërkurën Kryeministrin Rama se ka rritur çmimin e naftës, duke e bërë naftën në vendin më të varfër të Europës, më të shtrenjtën në Europë.

Shehaj thekson se sot me taksën ‘Rama’ shqiptarët paguajnë 240 lekë më shumë për çdo litër naftë.

një videoje në Facebook, Shehaj tregon se si Rama gënjeu në fushatën e 2013-ës kur premtoi se do të ulte çmimin e naftës:

“Në qershor 2013, Edi Rama premtonte ulje të çmimit të naftës. Ai bëri të kundërtën.

Në 7 vite Edi Rama e ka rritur 2 herë taksën e qarkullimit.

Në 1 janar 2014 hyri në fuqi rritja e taksës së qarkullimit me 120 lekë (100 lekë plus TVSH).

Në 1 janar 2015 u rrit përsëri me 120 lekë (100 lekë plus TVSH).”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>