Ish deputeti i PD Agron Shehaj kujtoi sot 100 vjetorin e Luftës së Vlorës, duke e konsideruar atë si një ngjarje të rrallë “ku shqiptarët nga të gjitha trevat, të të gjitha besimeve, bindjeve dhe shtresave shoqërore u bashkuan dhe fituan duke treguar forcën e shembullit se me dashurinë për vendin, trimërinë dhe sakrificën e gjithkujt mund të arrihen rezultate historike për kombin tonë.”
Në një postim në Facebook, Shehaj pohoi se shqiptarët duhet të ndihen krenar për historinë e tyre dhe të punojnë për Shqipërinë “sepse jemi shumë larg ëndrrave, vizionit dhe dashurisë që gjithë shqiptarët patën 100 vjet të shkuara në Luftën e Vlorës.”