Dashamir Shehu dhe Agron Duka kanë firmosur marrëveshjen për koalicion me PD-në për zgjedhjet e 25 prillit.
Ata kanë mbërritur në selinë e PD-së për të firmosur marrëveshjen për këtë koalicion.
Më herët, Partia Republikane nënshkroi marrëveshjen me Partinë Demokratike për të qënë pjesë e koalicionit të kësaj të fundit në zgjedhje.
Sot është dita e fundit për rregjistrimin e koalicioneve pranë KQZ-së.