
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi të martën 2 pallate 5-katëshe në Hamallaj të Durrësit, pasi ishin dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ekspertët e Institutit të Ndërtimit i kishin shpallur pallatet të pabanueshme.
Sipas Bashkisë Durrës, familjet që jetonin në këto pallate do të marrin apartamente të reja kur ato të rindërtohen.