Shembet hyrja e komisariatit rindërtuar nga kompania Fusha

Shembet hyrja e komisariatit rindërtuar nga kompania Fusha

Hyrja e Komisariatit Nr. 6 në Tiranë, rindërtuar vetëm katër muaj më parë, është shembur dje. Sipas të dhënave nuk ka pasur persona të lënduar. Sot në ndërtesën e komisariatit kanë rifilluar punimet. Deri më tani, shkaku kryesor për shembjen e hyrjes së godinës, mendohet të jetë cilësia e dobët e punimeve.

Ky komisariat u rindërtua plotësisht nga kompania Fusha dhe godina e re u inagurua katër muaj më parë, në janar 2019, nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Sipas dokumenteve të tenderit organizuar nga Drejtoria e Policisë së Shtetit në fund të vitit 2016, kompania Fusha ka marrë 2 milionë euro për punimet.

Kompania Fusha njihet si një prej kompanive më të afërta me qeverinë Rama. Ajo ka përfituar më shumë se 40 milionë euro përmes kontratave publike, kryesisht me Bashkinë Tiranë, që prej vitit 2015. Pjesa më e madhe e këtyre kontratave, si në rastin e 16 milionë eurove për sheshin Skënderbej janë fituar nga kompania Fusha, në tendera pa garë dhe në mungesë të plotë transparence.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>