
Në Fier u shemb ura e Dorazëzës, të enjten, si pasojë e kalimit të një kamioni të tonazhit të lartë. Më 6 maj, disa banorë të zonës deklaruan për mediat se punimet për rregullimin e urës kihsin ndaluar. Ata fajësuan kompaninë e ndërtimit për mos nisjen e punimeve duke rrezikuar shembjen e urës e bllokimin e banorëve.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit tenderoi ndërtimin e urës së re në mars 2021, me vlerë, 280 mijë euro. Në tender garuan 4 kompani, ndër to fitoi komapnia me ofertën më të lartë, ‘Vëllezërit Hysa’.
Sipas dokumenteve të tenderit firma duhet të ndërtoj urën e re automobilistike, deri në mesin e muajit korrik.
Ura e Darëzezës u shemb nga shirat e rrëmbyeshëm në dhjetor të 2017, e që atëherë, Ushtria ndërtoi një urë provizore për të lehtësuar kalimin e banorëve. Në 2017, Kryeministri Rama lavdëroi punën e kryer, duke postuar foto nga ura e rindërtuar.