Shembet ura e Kalivaçit nga përmbytjet, banorët mbeten të izoluar

Nga Exit News
Shembet ura e Kalivaçit nga përmbytjet, banorët mbeten të izoluar

Banorët e Kalivaçit në njësinë administrative Ungrej kanë mbetur të izoluar nga qendra urbane e Lezhës pasi ura që fshatin me Ungrejn është shembur si pasojë e përmbytjeve.

Prej dy ditësh ura ishte e përmbytur ndërsa sot është shembur plotësisht nga prurjet e mëdha të ujit.

Më herët, përmbytjet shkaktuan shembjen e rrugës Kallmet i Vogël-Ungrej.

Ky aks rrugor është i rëndësishëm për banorët e njësisë administrative Ungrej pasi shërben për lidhjen e saj me qytetin e Lezhës.

Prej vitit 2014 në këtë rrugë nuk ka patur ndërhyrje të tjera sipas raportit teknik të Drejtorisë së Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban në Bashkinë Lezhë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>