Shembet vila e famshme e DaDas në mes të Bllokut, pritet tjetër kullë e lartë

Nga Exit News
Shembet vila e famshme e DaDas në mes të Bllokut, pritet tjetër kullë e lartë

Vila e vjetër në ish-Bllok ku ndodhej bari DaDa, ndër të paktat të mbetura, po shembet sot.

Për momentin nuk ka informacione publike të mëtejshme, por burime për Exit News thanë se aty parashikohen të ndërtohen pallate të larta.

Vila është ndër të fundit të mbetura në rrugicat e ngushta të ish-Bllokut, që tashmë janë kthyer në kantiere ndërtimi.

Pamje e vitit 2016 e vilës së bar DaDa-s

Ky është ndërtimi i tretë që po ndodh aktualisht në zonën e ish-Bllokut.

Pak metra me tutje, ka nisur ndërtimin Blloku Cube, kompleksi shumëfunksional në kryqëzimin e rrugëve Pjetër Bogdani e Vaso Pasha projektuar nga Stefano Boeri.

Ndërsa godina West Residence, sërish projektuar nga Stefano Boeri, po ndërtohet pas Presidencës.

Ndërkohë në gjithë Tiranën, bashkia u ka dhënë lejen dhjetra kullave të cilat kanë hapur kantieret e ndërtimit përgjatë rrugëve dhe shesheve kryesore të kryeqytetit.

Të paktën 12 kulla janë në ndërtim me një lartësi mesatare prej rreth 20 katesh, ndërsa projekte të tjera mbeten në pritje për t’u miratuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>