Një 70-vjeçare nga Durrësi, e infektuar me Covid-19, ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv.
Ajo është viktima e 43-të në vend nga virusi.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, e moshuara vuante nga një formë e rëndë e leukeozës dhe ishte e shtruar prej disa ditësh në spital.
Që prej 11 qershorit, në vend janë shënuar 9 viktima me Covid-19:
- Në 11 qershor, një 59-vjeçar nga Lushnja.
- Në 12 qershor, një 71-vjeçar nga Durrësi;
- Në 16 qershor, një 68-vjeçar nga Puka;
- Në 17 qershor, një 82-vjeçare nga Tirana;
- Në 18 qershor, një 67-vjeçar nga Shkodra, një 67-vjeçar nga Tirana dhe një 73-vjeçare nga Shkodra.
- Në 19 qershor, një 69-vjeçar nga Kruja.