Shërohen 4 mjekë me Covid-19

Nga Exit News
Shërohen 4 mjekë me Covid-19

Katër mjekë dhe infermierë të prekur nga Covid-19 janë shëruar, duke e çuar numrin total mjekëve të shëruar në 6.

Lajmin e dha sot ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Mes mjekëve të shëruar janë mjekët e spitalit Shefqet Ndroqi dhe mjeku i spitalit të Durrësit, të gjithë të infektuar nga kontaktet me pacientët.

Ndërkohë në Korçë një mjeke në spitalin rajonal është prekur nga koronavirusi. Nuk dihet ende se nga e ka marrë virusin mjekja. Sipas saj, ajo nuk ka pasur kontakt me asnjë person të prekur me Covid-19 apo të ketë pasur pacient me simptoma të ngjashme.

Sot, tetë kolegëve të mjekes i janë marrë tamponët dhe janë në pritje të përgjigjeve.

Në total deri tani janë shëruar 33 persona, ose 17 për qind, nga 197 të prekur në total.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>