Të gjithë të infektuarit me Covid-19 në Berat, Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë dhe Tropojë janë shëruar. Tani në këto qytete nuk ka asnjë të prekur me Covid-19 të identifikuar nga Instituti i Shëndetit Publik.
Në këto qytete ka pasur:
- 2 të infektuar në Berat,
- 14 të infektuar në Lezhë,
- 3 të infetktuar në Mirditë,
- 4 të infektuar në Rrogozhinë,
- 4 të infektuar në Tropojë.
Në total numri i të shëruarve deri më 22 prill është 356, ose sa 56 përqind e totalit.
Me 356 të shëruar dhe 27 viktima, në vend ka ende 251 të infektuar aktivë.
Ditët e fundit, vatra të rrezikshme të përhapjes së Covid-19 ka në Shkodër, ku numri i të infektuarve ka shkuar në 100, në Krujë, ku ka 58 të infektuar dhe në Kurbin ku ka 28 të infektuar.