![Xhaxho Shërohet nga Covid-19 mjeku Roland Xhaxho](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/04/Xhaxho-1.jpg)
Mjeku reanimator Roland Xhaxho, infektuar me Covid-19, është shëruar dhe ka dalë sot nga spitali.
Ai do të vazhdojë të qëndrojë i izoluar në shtëpinë e tij edhe për dy javë të tjera.
Mjeku Xhaxho u infektua me Covid-19 në fillim të prillit, gjatë kujdesit për pacientët e tjerë me koronavirus në spitalin Infektiv.
Deri tani janë shëruar 40 mjekë dhe infermierë të prekur me koronavirus nga 60 të infektuar në total.