Sheshi Skёndёrbej vetëm për kalimtarët

Sheshi Skёndёrbej vetëm për kalimtarët

Bashkia e Tiranës ka vendosur t’a kthejë Sheshin Skёnderbej në njё hapësirë vetëm pёr kёmbёsorёt. Qarkullimi do tё kanalizohet në një miniunazë përqark sheshit.

Sipas Shqiptarja.com, projekti do të kushtojë rreth 7,5 milionë Euro dhe do të zgjasë dy vjet.

Ndërkohë, Bashkia e Tiranës nuk ka bërë publike asnjë informacion mbi këtë projekt. Kryebashkiaku Veliaj është shprehur disa herë se ai do t’i kthehet projektit, të ashtuquajtur, zviceran të propozuar nga ish kryebashkiaku Rama në vitin 2010, por mbetet për t’u konfirmuar nëse do të përdoret ai projekt teknik apo do të ketë një të ri.

E paqartë është gjithashtu nëse Bashkia e Tiranës ka analizuar dhe studiuar gjendjen aktuale të trafikut, transportit dhe elementëve të tjerë që mund të ndikohen nga një projekt i tillë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>