Rreth 3 milionë qytetarë të vendeve jashtë BE-së përfituan leje qendrimi, sipas një dokumenti të publikuar në faqen e Komisionit Europian.
Sipas këtij raporti, viti 2019 ka shënuar një rekord për numrin e lejeve të qëndrimit. Krahasuar me vitin 2018 ka patur një rritje me 5.8 përqind ose 163 000 leje qendrimi.
Polonia është shteti anëtar i BE, që ka lëshuar më shumë leje qendrimi (724 000), ndjekur nga Gjermania me 460 mijë dhe Spanja me 320 mijë leje qendrimi.
Arseyja kryesore e leshimit të lejes së qendrimit ka qënë për shkak të punësimit 1.2 milionë ose 40.5 përqind, ndjekur nga rrethana familjare 810 mijë ose27.4 përqind dhe çështje të edukimit me 400 mijë ose 13.5 përqind.