Bankers Petrolium, kompania më e madhe në vend, është blerë nga një grup kinez për rreth 575 milionë dollarë kanadezë (rreth 392 milionë euro).
Geo-Jade Petrolium Corporation, një ndër firmat më të mëdha private të nxjerrjes së naftës në Kinë, është pronarja e re Bankers, përmes dy degëve të saj në Kanada, Alberta Ltd dhe Charter Power Investment Limited.
Bankers Petroleum u krijua në vitin 2004 me qëllim shfrytëzimin e naftës shqiptare. Kompania fillimisht u regjistrua në Ishujt Cayman dhe pastaj u degëzua përmes disa manovrave financiare. Njëra prej kompanive të grupit është e regjistruar në bursën e Kanadasë.
Bankers ka një konçesion për shfrytëzimin e disa prej vend-burimeve kryesore të naftës në vend, përfshi zonën më të madhe naftë-mbajtëse të vendit, Patos-Marinzë.
Në vitin e saj më të mirë, Bankers ka arritur të prodhojë dhe eksportojë mbi 600 milionë dollarë naftë.
Për shkak të një marrëveshje skandaloze konçesionare, në kurriz të interesit publik, dhe manovrave financiare të kompansië, Bankers nuk ka paguar asnjëherë tatime në Shqipëri.