Shkaktuan incidente në stadium, arrestohen presidenti dhe drejtori teknik i Kastriotit

Nga Exit News
Shkaktuan incidente në stadium, arrestohen presidenti dhe drejtori teknik i Kastriotit

Presidenti i ekipit të futbollit dhe drejtori teknik i Kastriotit janë arrestuar nga policia pas tensioneve që kanë shkaktuar në stadiumin “Selman Stërmasi” ditën e premte gjatë ndejshjes kundër Tiranës.

Ata akuzohen për kundërshtim të punonjësve të policisë si edhe për “veprime të dhunshme në aktivitete sportive” të kryera në bashkëpunim.

Presidenti dhe drejtori teknik i Kastriotit kanë hyrë në fushën e lojës duke shkaktuar tension dhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta dhe më pas kanë goditur dy punonjës policie për të shmangur shoqërimin e tyre, sipas policisë.

Tensionet në ndeshjen e të premtes mes Tiranës dhe Kastriotit nisën pas golit të kryeqytetasve. Pretendimet e krutanëve ishin se nuk ishte zhvilluar lojë e ndershme dhe për këtë zyrtarë të klubit zbritën në fushë duke sjellë edhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>