
Gjovalin Loka, Drejtori i Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit u pezullua nga detyra. Vendimi erdhi pas lajmërimit të Kryeministrit Rama për ndryshime në policinë e Shtetit.
Loka u emërua drejtor në polici, me vendim të Ardi Veliut, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, në vitin 2018. Më parë ai ka qenë Drejtori i Policisë së Shkodrës, Vlorës dhe Lezhës.
Ai kaloi vetingun në Polici, pavarësisht se Komisioni i Vlerësimit të vetingut zbuloi se Loka, ka qenë operativ i sigurimit të shtetit gjatë diktaturës komuniste.