14 persona u arrestuan në Itali dhe dy në Shqipëri, si pjesë e një operacioni të policisë shqiptare dhe italiane kundër trafikut të drogës.
Të arrestuarit në Shqipëri janë Elison Hysenbelliu 40 vjeç, banues në Bathore dhe Jurgen Duka (Mëziri) 38 vjeç, banues në Kamzë.
Bashkë me të arrestuarit në Itali, ata dyshohen se trafikonin kokainë e heroinë nga Amerika e Jugut dhe Europa Veriore, ndërsa marijuana vinte nga Maqedonia dhe Shqipëria.
Pritet që në ditët në vijim dy shqiptarët të ekstradohen për të Itali, ku dhe do të gjykohen.
Fillimisht operacioni nisi nga Prokuroria Antimafia në Bolonja në vitin 2018 dhe gjatë 2 viteve janë mbajtur nën vëzhgim për të zbuluar të gjithë rrjetin.