Dy shqiptarë dhe dy maqedonas, anëtarë të një bande që furnizonte Anglinë me heroinë dhe kokainë, janë dënuar me 67 vjet burg në total.
Policia e Londrës i arrestoi shqiptarët pas një hetimi 6-mujor, gjatë së cilit u kapën dhe 50 kilogramë drogë të një cilësie të lartë, vlera në treg e së cilës arrin në 2 milionë paund.
Më 11 prill gjykata vendosi dënimet:
– Valjet Pepaj, 28 vjeç, shtetas shqiptar, pa adresë vendbanimi, i identifikuar si kreu i grupit të organizuar criminal, u dënua me 27 vjet burg;
– Edi Vyzaj, 30 vjeç, shtetas shqiptar, u dënua me 18 vjet burg;
– Gafur Salih, 47 vjeç, shtetas maqedonas, pa adresë vendbanimi, u dënua me 22 vjet burg;
– Bastri Nuhi, 39 vjeç, shtetas maqedonas, pa adresë vendbanimi, u dënua me 31 muaj burgim.
Kryeinspektori i Samantha Cailes, i Komandës së Krimit të Organizuar të Londrës, thase ky ishte hetim kompleks:
“Drogë me vlerë prej më shumë se 2 milionë paund është hequr nga rrugët e Londrës, duke parandaluar dëme të mëtejshme. Dënimi i lartë pasqyron nivelin e krimit që të arrestuarit kanë kryer dhe duhet të shihet si pengesë e fortë për të tjerët që janë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.”
Dy muaj më parë, një tjetër bandë shqiptare që trafikonte kokainë u shkatërrua nga policia angleze. Të shtatë anëtarët e bandës ishin shqiptarë, dhe u kapën me kokainë në vlerën e 3 milionë paundëve. Ata u dënuan me nga katër deri në tetë vjet burg secili.