Shkencëtarët pranë qeverisë së Britanisë së Madhe kanë rekomanduar mbylljen e shkollave të mesme në janar – dhe një izolim më të rreptë kombëtar se ai në nëntor – për të parandaluar përhapjen e pakontrolluar koronavirusit.
Grupi Këshillimor Shkencor për Emergjencat, organi që këshillon ministrat për pandeminë COVID, rekomandoi marrjen e masave të ashpra në fillim të vitit të ri.
Ata pohuan se për shkak të përhapjes së një koronavirusit të ri të zbuluar në Britani në vjeshtë, shkalla e përhapjes do rritet më tej në fillim të vitit edhe nëse kryeministri zbaton një tjetër karantinë kombëtare.
Ky rekomandim erdhi pasi një variant i ri, potencialisht më infektiv i koronavirusit të ri që shkakton COVID-19 është gjetur në Britani në raste të lidhura me Afrikën e Jugut.
Departamenti i shëndetit i Afrikës së Jugut tha javën e kaluar se një mutacion i ri gjenetik i virusit ishte zbuluar dhe mund të jetë përgjegjës për një rritje të fundit të infeksioneve atje.