
Numri i personave të infektuar në koronavirus në rang global arriti në 20 milion ditën e martë të 11 Gushtit.
Viktimat nga kjo pandemi që nga nisja e saj janë 736,000 sipas Universitetit Johns Hopkins.
SHBA-ja është një nga vendet e goditura më fort nga virusi, duke regjistruar në Amerikë thuajse çerekun e numrit total të të infektuarve – pesë million – dhe numrin më të lartë të viktimave.
Në Brazil janë regjistruar tre milion të infektuar, në Indi 2.2 million; Rusia regjistroi thuajse 900,000 dhe Africa e Jugut 560,000.