Mëngjesin e së hënës, ka humbur jetën një 73-vjeçare, e plagosur një ditë më parë në aksidentin e ndodhur në Tiranë, në vendin e njohur si ‘Shkalla e Tujanit’.
Me 73-vjeçaren shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti, ndërsa një tjetër është i lënduar dhe në gjendje të rëndë.
Të tre të lënduarit kanë qenë pasagjerë në makinë, ndërsa shoferi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Ai tashmë është arrestuar.
Ndërkohë policia po heton dhe kompaninë “Gjoka Construksion”, e cila po bënte punime në rrugën ku ndodhi aksidenti, për të parë nëse gjatë punimeve ka respektuar të gjithë rregullat për sigurinë gjatë punës.