Shoqata e Transportit të Udhëtarëve kërkoi rifillimin e aktivitetit, për shkak se kanë pasuar humbje gjatë pandemisë së COVID-19.
Në një deklaratë zyrtare, ata pohojnë se nuk kanë marrë asnjë mbështjetje përveç pagës së luftës.
“Aktiviteti ynë vazhdon i pezulluar nga masat e Covid-19, duke mos patur në të kaluarën e mos marrë mbështetje nga shteti në asnjë formë suporti, përveç të vetmes ‘pagë-lufte’, kur sapo u mbushën 3 muaj pa asnjë aktivitet. Ne kërkojmë të fillojmë aktivitetin e të vazhdojmë me korrektësi punën tonë në shërbim të qytetarëve shqiptarë.”
Ata paralajmëruan përshkallëzim të qëndrimeve, në rast se kërkesat e tyre nuk do merren parasysh.
“Në rast se kërkesat tona do të injorohen, ne do të jemi të detyruar të përshkallezojmë qëndrimet tona në nivel kombëtar.”
Transporti urban dhe ai i udhëtarëve nuk lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre, pasi konsiderohen si aktivitete të rrezikshme për përhapjen e koronavirusit.