
Shoqata kulturore italo-shqiptare “Syri i Kaltër”, dënoi shembjen e Teatrit Kombëtar nga qeveria.
Në një njoftim në facebook, bordi drejtues i shoqatës shpreh shqetësimin për mënyrat “traumatike të përdorura për zgjidhjen e këtij problemi për të cilin kishim shpresuar se mund të zgjidhej me mjetet e një dialogu të frymëzuar nga vlerat më të larta të kulturës”.
Shoqata “Syri i Kaltër – Anna Cenerini Bova” kërkon që kjo eksperiencë duhet të pasqyrohet në “të drejtën e patjetërsueshme të popujve për mbrojtjen e trashëgimisë së tyre kulturore dhe për detyrën e çdo qeverie për të mbrojtur arsyet e kulturës në çdo pjesë të botës”.