Kujdestarët e klasave në shkollat parauniversitare në Britaninë e Madhe i kanë bërë thirrje qeverisë të lejojë shkollat e mesme të bëjnë mësimin online, për nxënësit që po kalojnë testim masiv në Londër, Kent dhe Eseks.
Shoqata Kombëtare e Mësuesve dhe ajo e Liderëve në Kolegje i kanë drejtuar një letër të përbashkët ministrit të arsimit Gavin Ëilliamson, ku e nxisin të mbyllë dyert e shkollave të mesme dhe kolegjeve, ku nxënësit po testoheshin gjatë kësaj jave, dhe të ndërmarrin testime masive edhe në zona të tjera ku infeksioni mendohet i lartë në Angli.
Sipas “The Observer” qeveria britanike po konsideron testimin masiv edhe në shkollat fillore.
Javën e kaluar qeveria detyroi mësuesit në Angli të mos vijonin me mësimin online, pavarësisht dëshirës së tyre. Të gjitha shkollat që po planifikonin kalimin e mësimit kryesisht online, për të evituar vetë-izolimin e nxënësve gjatë periudhës së Krishtlindjeve, janë urdhëruar t’i mbajnë dyert e shkollave hapur.